Harduer

Shfaqen foto të Lumia 820 dhe 920 në Twitter

Publikuar , 04 Shtator 2012
0
Shfaqen foto të Lumia 820 dhe 920 në Twitter

Linja e pajisjeve Nokia që do të kenë Windows 8 do të prezantohen në një ngjarje mediatike gjatë javëve të ardhshme, gjithsesi e pamë se si do të jenë telefonat e ardhshëm falë disa publikimeve të nxjerra së fundmi.

Përdoruesi i Twitter @evleaks postoi imazhe të cilat ai thotë se janë të Nokia Lumia 820 dhe Lumia 920 me PureView.

Lumia 820 është raportuar se do të ketë një ekran 4.3 inç dhe do të jetë e disponueshme në AT&T dhe T-Mobile, ndërsa më i madhi Lumia 920 do të ketë ekran 4.5 inç dhe ka mundësi të ketë rezolucion 1280×768 si dhe që do të jetë e disponueshme ekskluzivisht vetëm nga AT&T.

Këto pajisje ka gjasa të jenë ato për të cilat është përfolur aq shumë së fundmi, por gjithsesi nuk do të jemi plotësisht të sigurtë deri javën e ardhshme.

Modeli 920 do të ketë teknologjinë PureView, i cili i jep një kamerë prej 41 megapikselësh të cilën e kemi parë fillimisht tek 808 PureView në Mobile World Congress më herët këtë vit. Kjo teknologji ka më shumë se 5 vjet që po përpunohet, dhe do t’i japë Nokia-s një avantazh në treg në fushën e smartfonëve.

Gotta Be Mobile thotë se kamera nuk duket aq e madhe sa ajo e 808. Duke thënë këtë gjë, 920 mund të jetë e njëjta teknologji, vetëm me më pak megapikselë.

Të dy smartfonët priten të dalin në një shumëfish ngjyrash. Çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe çmimin, mbetet ende një mister. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Teknologjia kineze 5G përballë sigurisë kombëtare amerikane

Lajmet e fundit>