Harduer

Shfaqen online imazhe të Microsoft Lumia Phone me kamera 41 megapixel

Publikuar , 01 Dhjetor 2014
0
Shfaqen online imazhe të Microsoft Lumia Phone me kamera 41 megapixel

microsoftlumialeak1.0.0Duket se Microsoft është duke krijuar një smartfon të ri Lumia i cili është i pajisur me një kamera 41 megapixel. Disa imazhe të këtij smartfoni janë zbuluar nga një faqe kineze e cila e ka emërtuar si “Nokia RM 10-52”.

Ashtu siç pritej Microsoft Lumia do të përdorë sistemin operativ Windows 8.1 të shoqëruar me 2 GB RAM dhe do të ketë një ekran 5 inç 1080 pixel. Ajo ç’ka bie në sy lehtë në trupin prej alumini të këtij telefoni është padyshim kamera.

Ndërkohë që ka shenja që kjo pajisje është thjesht diçka e rreme, qarkullojnë fjalë që sugjerojnë se ajo është thjesht një prototip i Windows Phone. Trupi i këtij telefoni thuhet se do të jetë prej alumini, por i ndërthurur dhe me element plastik. Kjo është diçka që kompania e ka aplikuar dhe më parë në dizajnimin e smartfonit Lumia 925. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft sjell "Dark Mode" në aplikacionin Outlook

Lajmet e fundit>