Harduer

Shfaqet gabimisht Nexus 5 në dyqanin Play për 349 $

Publikuar , 18 Tetor 2013
0
Shfaqet gabimisht Nexus 5 në dyqanin Play për 349 $

Sikur të mos ishin të mjaftueshme të gjitha ato që u thanë për Nexus 5, ja tani gjëja më zyrtare deri tani: telefoni më i fundit i Google është paraqitur në dyqanin Play.

Listimi duket të ketë ndodhur gabimisht, pasi që nuk ka hollësi për të, por aty tregohet edhe çmimi i kësaj pajisjeje, ku çmimi fillestar është 349 dollarë për versionin prej 16 GB.

Derisa është një barrierë më e lartë në krahasim me Nexus 4, ku ky i fundit kishte një çmim po ashtu prej 349 dollarësh për versionin prej 16 GB, por kishte një model me 8 GB prej 299 dollarësh, është ende një çmim i ulët dhe tërheqës për një pajisje që është me mjaft potencial.

Telefoni i prodhuar nga LG, i cili përdor sistemin operativ të Google është “Pushtim i çdo dite dhe epik në rrugë të reja të freskëta”.

Imazhi i Nexus 5 në dyqanin Play është i vogël, por një komentues në Verge ka arritur të ofrojë një version me rezolucion të lartë; në të paraqitet e njëjta ndërfaqe përdoruesi në Android që ishte paraqitur për shtyp gjatë ditës së djeshme.

Versioni i ardhshëm i Androidit, 4.4 KitKat, duket të ketë marrë efekte të tejdukshme në elemente si vizatuesi i aplikacioneve dhe butonat në ekran dhe shqiptimet e kaltra të përdorura në versionet e mëhershme të softuerit dhe duket të jenë zëvendësuar me të bardhë.

Disa aplikacione kanë marrë po ashtu disa ikona të reja, duke përfshirë atë të kamerës dhe telefonit dhe sfondi ofron një dizajn abstrakt “5” në pothuajse të njëjtin stil sikur Nexus 7 i ri. (PCWorld Albanian)

nexus_5

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës ka edhe tre ditë afat për t’i paguar 25 milionë euro Z-Mobile

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>