Lajmet

Shfaqet në YouTube video e smartfonit Samsung Galaxy S4

Publikuar , 12 Mars 2013
0
Shfaqet në YouTube video e smartfonit Samsung Galaxy S4

samsung galaxy S. IVSamsung Galaxy S4, përkatësisht versioni i tij Dual SIM i9502 të cilin dje e pamë në fotografi, sot u shfaq edhe në një video në YouTube.

Kjo video në fakt vetëm konfirmon detajet që i pamë në ato fotografi, si formën dhe skajet prej alumini të shtëpizës.

Gjithashtu konfirmohet edhe se kjo pajisje punon me procesor Exynos Octa 5, që ka ekran 5 inç dhe sistem operativ 4.2.1.

Kjo video gjithashtu konfirmon kapacitetin e baterisë prej 2600 mAh.

Për më shumë shikoni videon më poshtë që PCWorld sjellë për ju. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy S11 do të ketë ekran 120Hz