Harduer

Shfaqet një model “Lite” i Pixel 3XL

Publikuar , 10 Dhjetor 2018
0
Modelit në fjalë gjithashtu i mungon “notch” me dy kamerat frontale si dhe pjesa e pasme karakterizohet nga plastika si Pixel 3. Shfaqet një model “Lite” i Pixel 3XL

Prej disa javësh flitet për një variant të rangut të mesëm të linjë Pixel 3 nga Google ndërsa së fundi në skenë ka dalur edhe një ekuivalent i Pixel 3 XL.

OnLeaks publikoi një foto të ashtuquajturit Pixel 3 “Lite” XL. Ai ka ekran 6-inç me rezolucion 2,2280×1080 piksel përkundër ekranit 6.3-inç me rezolucionin 2,960×1440 të Pixel 3XL.

Modelit në fjalë gjithashtu i mungon “notch” me dy kamerat frontale si dhe pjesa e pasme karakterizohet nga plastika si Pixel 3.

Për modelin Lite parashikohet një procesor Snapdrgon 670, 4GB RAM, 12-megapiksel kamër të pasme, 8-megapiksel kamër frontale dhe 32GB memorie.

Edhe pse nuk ka informacion për çmimin, modeli Pixel 3XL fillon nga 899 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mjete gjurmimi fshihen nëpër uebsajte të qeverive Evropiane

Lajmet e fundit>