Harduer

Shfaqet një monitor i ri për lojëra nga BenQ

Publikuar , 08 Tetor 2012
0
Shfaqet një monitor i ri për lojëra nga BenQ

Është pak e pazakontë për një kompani të shfaqë një produkt pa bërë në fillim disa fansa, ose të paktën një konferencë për shtyp për të treguar të mirat e produktit, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për produktet që synojnë lojërat.

Të jetë si të jetë, BenQ qetësisht ka shfaqur një produkt, monitor të ri, për lojëra në linjën e saj, XL2411T, një pasardhës i mbarë i XL2410T të cilin e prezantuan vitin e kaluar.

Në vend të një deklarate për shtyp, BenQ përdori një faqe produkti të XL2411T për të treguar se çfarë është monitori, të cilin kompania e përshkruan si: “i ndërtuar për fitore.”

Ashtu si edhe modeli e përshkruan, ai është një ekran 24-inç Full HD me 1080p dhe rezolucion 1920×1080. Disa tipare të tjera përfshijnë një ndriçim 350cd/m2, 1,000:1 raporti i kontrastit, 5ms koha e përgjigjes, dhe 72% e ngjyrës në ekranin TN.

Paneli me dritë LED gjithashtu shfaq një normë rifreskimi 120Hz për pjrat 3D, por ndoshta tipari më interesant është moduli i BenQ për FPS.

“Moduli FPS është zhvilluar në bashkëpunim me legjendat e lojërave për t’ju lënë juve të futeni në thellësi të tyre, por dhe të shikoni se si një lojë madhështore dhe legjendare do të dukej. Kjo është jashtë “kutie” dhe rregullohet automatikisht në monitorin tuaj për t’iu dhënë juve një ndriçim optimal, kontrast dhe mprehtësi të ngjyrave.”- deklaron BenQ.

“Duke qenë të aftë të zbuloni armiqtë dhe të gjeni lëvizjet e tyre më me kujdes në çdo situatë ju jeni në një avantazh ndaj kundërshtarëve. Ka dy variacionë në këtë modul special: moduli FPS1 është i dizenjuar për të rregulluar dhe optimizuar ekranin për Counter-Strike 1.6 dhe FPS2 për Counter-Strike Source siç rekomandon BenQ.”

LEXO EDHE:  Nga java e ardhshme aplikimi për kartë identiteti dhe pasaportë me aplikacion

Akoma nuk ka të dhëna nga BenQ rreth çmimit të produktit, XL2411T. (PCWorld Albanian)

Tags >

ekran