Lajmet

Shfaqet versioni i plotë i Windows 8

Publikuar , 03 Gusht 2012
0
Shfaqet versioni i plotë i Windows 8

Versioni i fundit i Windows 8 është shfaqur në Internet vetëm një ditë pasi Microsoft e bëri këtë sistem të disponueshëm në partnerët e OEM.

Kopja e shfaqur është një version “N” i Windows 8 e cila do të thotë se nuk përfshinë Windows Media Player, kjo si pasojë e një rregulli të Bashkimit Evropian i cili thotë se Windows duhet të ofronte një kopje që nuk përfshinte Media Player.

Versioni “N” është tani i disponueshëm publikisht në faqet e shpërndarjeve. Microsoft ka refuzuar të komentoj rreth këtij lajmi, por duket e pranueshme që dikush që punon tek OEM është përgjegjës për këtë gjë.

Siç u deklarua edhe dje, konsumatorët nuk do jenë në gjendje të marrin versionin final të Windows deri më 15 gusht. Kjo u jep zhvilluesve më shumë se 2 muaj kohë që të shfaqin versionin e tyre me pagesë në Windows Store.

Ashtu siç dihet publikisht, Microsoft e ka vendosur datën e lansimit më 26 tetor për gjeneratën e re të sistemit operativ. Kjo është ndoshta rruga më e mirë për ju që të prisni derisa sistemi operativ të shfaqet përpara se ta ndryshoni atë.

Azhurnimi i sistemit ka një çmim 39.99 dollarë për ata që kanë një kopje të licensuar të Windows XP, Vista apo 7. Për më tepër, nëqoftëse keni blerë një kopje të Windows 7 në muajt që pritet të dalë Windows 8, ju do mund ta azhurnoni sistemin për vetëm 14.99 dollarë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AMA mbyll transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës, shtyn afatin për Vlorën

Lajmet e fundit>