Lajmet

Shfletimi i vërtetë privat vjen në Chrome

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Prill 2019
0
Së fundi janë funksionet e shumëpritur “Dark Mode” dhe “Incognito.” Bllokimi i Incognito tashmë mund të anashkalohet nga shfletuesi por duhet ta aktivizoni vetë ju. Shfletimi i vërtetë privat vjen në Chrome

Google lançoi ditën e sotme Chrome 74 për Windows, Mac, Linux, Android dhe iOS me disa funksione të reja siç është bllokimi i gjurmimit të shfletimit privat Incognito.

Gjithashtu shfletuesi ka reduktuar ndjeshëm lëvizje për të kufizuar “sëmundjen” e lëvizjes. Përveç përditësimeve të zakonshme të sigurisë është përmirësuar edhe funksionaliteti PiP (Picture-in-Picture).

Dhe së fundi janë funksionet e shumëpritur “Dark Mode” dhe “Incognito.” Bllokimi i Incognito tashmë mund të anashkalohet nga shfletuesi por duhet ta aktivizoni vetë ju.

Mjafton të drejtoheni tek chrome://flags/ dhe të kërkoni për Incognito e më pas të aktivizoni Filesystem API. Me këtë veprim uebsajtet të cilat identifikonin nëse jeni duke shfletuar në privat ose jo tashmë nuk do ta kenë të mundur.

Shfletimi privat tashmë është me të vërtetë privat. “Dark Mode” që debutoi muajin e kaluar në macOS tashmë vjen edhe në Chrome 73 për Windows 10.

Megjithatë jo të gjithë mund ta provojnë menjëherë. Fillimisht klikoni me të djathtën mbi ikonën që hapni Chrome dhe shtypni opsionin “Properties.” Në fund të vendodhjes – target location – shtoni pjesën “–force-dark-mode” pa thonjëza.

Dark Mode do të aktivizohet automatikisht kur të hapni shfletuesin herën tjetër. Nëse e hapni nga taskbari dhe e keni fiksuar, njëherë duhet ta hiqni dhe ta fiksoni nga e para. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Historiku i betejës mes Google dhe Bashkimit Evropian

Lajmet e fundit>