Softuer

Shfletoni lajmet në shpejtësi përmes Google Fast Flip

Publikuar , 17 Shtator 2009
0
Shfletoni lajmet në shpejtësi përmes Google Fast Flip

Google ka shpalosur një vegël të re që premton aftësinë për të “kërcyer përmes artikujve shumë shpejtë dhe pa vonesa, ngjashëm me veprimin që bëjmë kur lexojmë gazeta”.  Futuni në Fast Flips, duke kombinuar “elementet më të mira të medias së shtypur dhe të asaj online” gjersa kurseni edhe kohën që e keni shpenzuar duke pritur paraqitjen e materialit nga portalet e pasura me lajme. Së paku kështu deklaron Google.

Duke vizituar Fast Flip ju do të përballeni me transmetime të lajmeve, të vendosura njëra mbi tjetrën.  Ju keni një transmetim për lajme të popullarizuara, një për tema të popullarizuara, një për burime, etj. Duke klikuar shigjetën anësore ju shfletoni transmetimin në rreshtin e radhës së artikujve dhe thjeshtë vazhdoni të shfletoni gjersa të shihni diçka që ju pëlqen.

Nëse shikoni me syrin tonë, ju do të shikoni menjëherë Fast Flip dhe do të vëreni një gjë qysh në momentin e parë: ku dreqin janë të gjitha ato reklama? Po shikojmë New York Times dhe nuk po shoh asnjë reklamë. Si do të fitojnë të holla? Të themi thjeshtë se nuk ka nevojë të mendohemi. Google ka vënë partneritet me tri grupe të publikuesve, duke përfshirë New York Times, Atlantic, Washington Post, Salon, Fast Company, ProPublica dhe Newsweek. Të gjitha do të pranojnë një pjesë të të hyrave të mbledhura nga reklamat relevante.

Përcillni edhe ju Fast Flip dhe ofroni komentet tuaja mbi atë se çfarë po ju duket shërbimi.

LEXO EDHE:  Apple prezantoi shërbimin me pagesë të lajmeve News+

Lajmet e fundit>