Lajmet

Shfletuesi Brave hedh hapin e parë drejt një interneti të decentralizuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Janar 2021
Përfitimet janë të shumta por më e dukshme është shpejtësia e aksesit duke qenë se të dhënat ruhen më pranë përdoruesve që po i aksesojnë por edhe të ulin kostot e serverëve për ofruesin e përmbajtjeve. Shfletuesi Brave hedh hapin e parë drejt një interneti të decentralizuar

Shfletuesi Brave ndërmori sot hapin e radhës drejt mbështetjes së një uebi të decentralizuar duke u bërë shfletuesi i parë që ofron integrim të protokollit peer-to-peer të rrjetit duke i hapur rrugë ndryshim fundamental të mënyrën sesi funksionon interneti.

Teknologjia e quajtur IPFS (InterPlanetary File System) është një protokoll transporti i cili premton të përmirësojë standardin HTTP duke bërë aksesin në përmbajtje më të shpejtë ndërsa është më rezistent ndaj dështimeve dhe kontrollit.

Ndërsa HTTP është dizajnuar që shfletuesit të aksesojnë informacionin në serverë qendrorë, IPFS mundëson aksesimin e përmbajtjes së përhapur në disa nyje rrjeti. Është e ngjashme me shkarkimin e skedarëve BitTorrent ku përmbajtjet nuk janë në server qendror por shpërndarë në disa nyje.

Përfitimet janë të shumta por më e dukshme është shpejtësia e aksesit duke qenë se të dhënat ruhen më pranë përdoruesve që po i aksesojnë por edhe të ulin kostot e serverëve për ofruesin e përmbajtjeve.

Brave aktualisht ka 24 milionë përdorues aktivë në muaj dhe është një prej mbështetësve më të hershëm të IPFS që prej 2018-ës. Por me versionin 1.19 përdoruesit e Brave mund të aksesojnë përmbajtjet IPFS duke përdorur URL që fillojnë me ipfs://.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dekriptimi i fjalëkalimeve të shfletuesve