Lajmet

Shfletuesi Chrome do të mbrojë shikimin tuaj falë këtij ndryshimi

Publikuar , 10 Shkurt 2019
0
Nëse implementohet Chrome do të ketë ngjyrën zezë së ngjyrën kryesore e aplikuar tek kornizat, menutë dhe tabet. Shfletuesi Chrome do të mbrojë shikimin tuaj falë këtij ndryshimi

Google ka nisur testimet me një temë të errët të shfletuesit Chrome. 9to5Google raportoi se tema po testohet në macOS dhe Windows 10 pjesë e versioneve Canary të Chrome.

Shfletuesit do të zgjedhë automatikisht implementimin e temës së errët apo të bardhë në varësi të konfigurimit të sistemit në macOS dhe Windows.

Nuk është e qartë sesi Google do të aplikohet tema e errët. Por nëse implementohet Chrome do të ketë ngjyrën zezë së ngjyrën kryesore e aplikuar tek kornizat, menutë dhe tabet.

Është e mundur që tema të debutojë më Chrome 74 versioni i cili mbërrin në muajin Prill. Aktualisht ndërtimet Canary janë në versionin 74 por jo gjithnjë funksionet e testuara në këtë kanal mbërrijnë tek ai stabil.

Gjithsesi është një ndryshim i mirëpritur dhe vjen pak javë përpara se Microsoft të testojë versionin Chromium të shfletuesit Edge.

Microsoft do të bëjë ndryshime të shumta tek kodi i Chrome për ta përshtatur sa më mirë me Windows-in. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kirin 990 5G është përgjigja e Huawei ndaj procesorëve të Samsung dhe Qualcomm

Lajmet e fundit>