Lajmet

Shfletuesi Chrome është plot probleme sigurie

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Tetor 2022
Ndërsa shfletuesi Apple Safari është ndër softuerët me numrin më të vogël të problemeve të sigurisë gjetur prej 1,139. Shfletuesi Chrome është plot probleme sigurie

Google Chrome është përplot probleme sigurie që mund të vendosin miliona përdorues në rrezik thotë një raport.

Një hulumtim i Atlas VPN duke cituar të dhënat e VulDB pretendon se Google ka zbuluar 303 probleme sigurie vetëm këtë vit dhe është shfletuesi me problemet e sigurisë më të larta gjetur ndonjëherë me 3159.

Për më tepër ndryshe nga të gjithë shfletuesit e tjerë, Chrome është i vetmi në të cilin janë gjetur problemet sigurie për Tetorin.

Raporti thotë se shfletuesi Firefox ka zbuluar vetëm 117 probleme sigurie deri më sot ndërsa Microsoft Edge 103.

Shifrat janë 61% më të larta sesa tërë viti i kaluar. Ndërsa shfletuesi Apple Safari është ndër softuerët me numrin më të vogël të problemeve të sigurisë gjetur prej 1,139.

Këtë vit janë gjetur vetëm 26. Opera kishte zero probleme sigurie të dokumentuara dhe një total prej 344. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 11 mund të funksionojë në smartfonët Android