Lajmet

Shfletuesi Chrome ka një problem kritik sigurie

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Shkurt 2021
0
Google nuk hyri në detaje por tha se kishte dijeni se problemi i sigurisë po zhfrytëzohej nga hakerët dhe përditësoi Chrome menjëherë. Shfletuesi Chrome ka një problem kritik sigurie

Google lançoi ditën e sotme një përditësim urgjent me Chrome 88 në Windows, Mac dhe Linux duke adresuar një problem sigurie me ndikim të lartë.

Pranë Google u raportua një problem sigurie në WebAssembly dhe motorin Javascript V8 nga hulumtuesi i sigurisë Mattias Buelens përmes të cilit hakerët mund të ekzekutonin kod në kompjuterin e një viktime.

Google nuk hyri në detaje por tha se kishte dijeni se problemi i sigurisë po shfrytëzohej nga hakerët dhe përditësoi Chrome menjëherë.

Pavarësisht se ku dhe sesi problemi i sigurisë po shfrytëzohet, ju duhet të përditësoni shfletuesin Chrome menjëherë. Një problem i ngjashëm në 2019-ën kërkonte që përdoruesit të restartonin kompjuterin.

Në Vjeshtën e vitit të kaluar Google zbuloi 5 probleme kritike sigurie që po shfrytëzoheshin nga hakerët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi një ndryshim i vogël mund të përmirësojë ndjeshëm shpejtësinë e internetit