Lajmet

Shfletuesi Chrome ka një “thembër Akili”

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Maj 2020
0
Të gjithë shfletuesit e bazuar në Chromium si Microsoft Edge, Opera, Brave, Vivaldi dhe Chrome vuajnë nga ky problem por vetëm njëri jo: Firefox. Shfletuesi Chrome ka një “thembër Akili”

Në muajt e fundit Google ka punuar papushim për të rikthyer lavdinë e shfletuesit Chrome por jo çdo gjë ka shikuar sipas parashikimeve të kompanisë.

Raporti i publikuar nga sajti i specializuar në sigurisë ZDNet thotë se inxhinierët e Google kanë zbuluar një kod të pasigurtë në shfletuesin Chrome dhe që është përgjegjës për 70% të problemeve të sigurisë zbuluar vitin e kaluar.

Konkretisht 125 nga 130 problemet kritike të sigurisë gjatë 2019-ës kishin të bënin me këtë kod. Inxhinierët specifikisht gjejnë shkakun tek gjuhës e programimit C dhe C++ të cilat nuk ofrojnë kufizime ose paralajmërime të cilat parandalojnë ose paralajmërojnë zhvilluesit të cilët mund të bëjnë gabime në menaxhimin e memories.

Gabime të tilla në kodim rezultojnë më pas në probleme sigurie në menaxhimin e memories të cilat arrijnë deri tek aplikacionet zyrtare. Janë pikërisht këto probleme sigurie të cilat marrin vëmendjen më të madhe nga hakerët.

Të gjithë shfletuesit e bazuar në Chromium si Microsoft Edge, Opera, Brave, Vivaldi dhe Chrome vuajnë nga ky problem por vetëm njëri jo: Firefox. Ky shfletues ndryshe nga ato Chromium është i ndërtuar në gjuhën e programimit Rust i dizajnuar specifikisht për të qenë i mbrojtur nga probleme e sigurtë me menaxhimin e memories.

Mozilla e ka zhvilluar këtë gjuhë programimit dhe integruar në Firefox tre vite më parë. Google i ka vënë syrin kësaj gjuhe së bashku me Swift, JavaScript, Kotlin dhe Java për të zëvendësuar C dhe C++ në Chrome. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A e dëmton kompjuterin ndërprerja e papritur e energjisë elektrike?