Lajmet

Shfletuesi Dolphin do të jetë i disponueshëm dhe në sistemin operativ Android 5.0 Lollipop

Publikuar , 29 Dhjetor 2014
0
Shfletuesi Dolphin do të jetë i disponueshëm dhe në sistemin operativ Android 5.0 Lollipop

Dolphin, një shfletues i palës së tretë për Android, është përditësuar për tu përdorur në sistemin më të fundit të Android. Përdoruesit do mund të shohin video me anë të Adobe Flash, në pajisjen e tyre mobile dhe plotësisht falas në Dolphin. Mbështetja e Flash është cilësuar si një nga avantazhet më të mëdha të Android ndaj iOS dhe sistemeve të tjera. Por që nga viti 2012 Adobe nuk i ofroi më mbështetje me lancimin e Android Jelly Bean për tu Dolphin-Browser-Android-1280x805rikthyer sërish tani me Android Lollipop.

Dolphin është i pari që sjell mbështetjen Flash në Lollipop. Krahas kësaj përdoruesit do të kenë akses në disa opsione të tjera të Dolphin. Ky shfletues fatkeqësisht akoma nuk ofron mbështetje për stilin Material Design, kështu që nuk pritet që pjesa më e madhe e përdoruesve të zëvendësojnë Google Chrome me Dolphin. Por pavarësisht të gjithëve, Dolphin cilësohet si një shfletues tepër i shpejtë që ofron shikim videosh në kualitet të lartë. Përditësimi më i fundit mund të shkarkohet në Google Play. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Shefit të Baidu i hidhet një shishe ujë mbi kokë gjatë një prezantimi live

Lajmet e fundit>