Lajmet

Shfletuesi Edge e bën të lehtë dërgimin e uebfaqeve nga kompjuteri në smartfon

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Qershor 2021
Testimet e para të kësaj veçorie nisën në muajin Prill dhe tashmë është e disponueshme për të gjithë përdoruesit në Windows dhe macOS. Shfletuesi Edge e bën të lehtë dërgimin e uebfaqeve nga kompjuteri në smartfon

Microsoft lançoi versionin më të fundit të Edge dhe përmban një veçori për ata që përdorin shfletuesit në disa pajisje.

Me “Tab Sharing” mund të filloni leximin e një uebfaqeje në kompjuterin tuaj dhe më pas ta dërgoni në laptopin apo smartfonin tuaj.

Testimet e para të kësaj veçorie nisën në muajin Prill dhe tashmë është e disponueshme për të gjithë përdoruesit në Windows dhe macOS.

Për të aksesuar veçorinë do të shikoni një ikonë të re në fushën e adresës. Duke klikuar mbi të tregon një listë pajisjesh që keni Edge të instaluar dhe jeni të kyçur me të njëjtën llogari Microsoft

Në Android dhe iOS çdo lidhje e dërguar do të shfaqet si një paralajmërim për ta aksesuar nga qendra e njoftimeve. Në Windows do të shfaqet në Qendrën e Aksionit.

Chrome dhe Firefox e kanë mundësuar diçka të tillë që prej 2019-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e telefonëve Android do të kenë mundësi zgjedhjeje të motorëve të kërkimit në Evropë