Lajmet

Shfletuesi Edge fillon të joshë përdoruesi e Chrome

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2021
I vetmi shfletues që humbi terren këtë muaj ishte Google Chrome me 64.05% të tregut nga 65.27% që kishte në Verë. Shfletuesi Edge fillon të joshë përdoruesi e Chrome

Të dhënat e fundit sugjerojnë se Microsoft Edge ka filluar të joshë përdoruesit e Google Chrome që prej vitesh dominon tregun e shfletuesve desktop dhe mobile.

Sipas të dhënave të Statcounter, për herë të parë pjesa e tregut e Edge kaloi 4% në Nëntor duke çimentuar pozitat si shfletuesi i tretë më popullore në botë pas Chrome dhe Safari.

I vetmi shfletues që humbi terren këtë muaj ishte Google Chrome me 64.05% të tregut nga 65.27% që kishte në Verë.

Sigurisht distanca mes Edge dhe Chrome është shumë e madhe dhe ky i fundit nuk do të bjerë nga kryesimi brenda natës.

Por përdoruesit po inkurajohen nga performanca e shfletuesit Edge. Që kur shfletuesi ri i Edge bazuar në Chromium doli live vitin e kaluar, përdoruesit kanë filluar ta përdorin atë me largimin e Internet Explorer dhe Edge të vjetër.

Microsoft përdor edhe taktika agresive për të shtyrë përdoruesit në Edge përmes sistemeve operative Windows 10 dhe Windows 11 dhe bërë të vështirë ndërrimin e shfletuesit kryesor.

Pasi kaloi Mozilla Firefox në Korrik, Edge tashmë pak nga pak po merr nga përdoruesit e Chrome. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple nën hetim në Gjermani për monopol