Lajmet

Shfletuesi Epic Privacy bllokon përgjimin dhe reklamat

Publikuar , 15 Shtator 2013
0
Shfletuesi Epic Privacy bllokon përgjimin dhe reklamat

originalMbajtja e të dhënave të mbrojtura në ueb nuk është një gjë e lehtë.

Shfletuesi Epic Privacy është i bazuar në Chromium që kërkon të ju mbrojë përvojën tuaj të shfletimit pa e ngadalësuar shpejtësinë tuaj të navigimit.

Shfletuesi Epic Privacy bllokon uebfaqet që ju ndjekin, reklamat dhe më tepër. Ai nuk ruan “cookies”, historinë tuaj, mbushjet automatike apo ndonjë gjë tjetër. Kur e mbyllni shfletuesin, çdo gjë që keni bërë fshihet.

Shfletuesi Epic Privacy ofron po ashtu serverë proxy prej një klikimi dhe mbrojtje të të dhënave të enkriptuara për rrjetet Wi-Fi. Nuk është aq shumë përfshirës si Tails, por si një formë e fuqizuar e mostrës Incognito, Epic Privacy Browser punon mirë.

Shfletuesi Epic Privacy (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Karta e kreditit e Apple nuk do të lejojë blerjen e kriptomonedhave

Tags >

shfletues
Lajmet e fundit>