Lajmet

Shfletuesi famëkeq bën gati valixhet

Publikuar , 01 Shkurt 2019
0
Shfletuesi i cili u prezantua për herë të parë në 2012 dhe u pasua në 2016-ën nga Internet Explorer 11 nuk arriti dot të lërë gjurmë. Shfletuesi famëkeq bën gati valixhet

Microsoft paralajmëroi se jo vetëm Windows 7 do të marrë valixhet në 2020-ën por edhe Internet Explorer 10.

Shfletuesi i cili u prezantua për herë të parë në 2012 dhe u pasua në 2016-ën nga Internet Explorer 11 nuk arriti dot të lërë gjurmë.

Çdo shfletues tjetër përveç Edge dhe Internet Explorer 11 nuk do të mbështeten më.

Pak ditë më parë Microsoft paralajmëroi për fundin e Windows 7. Sipërmarrjet tashmë janë të detyruara të kalojnë në Windows 10 nëse duan siguri dhe stabilitet.

Një tjetër lajm jo më pak i rëndësishëm nga gjigandi i Windows është ai i kalimit të Microsoft Edge në kodin burimor të Chrome.

Lajmi ngjalli kritika sidomos nga rivalët e Mozilla të cilët thanë se me këtë lëvizje konkurrenca është në rrezik. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  ASUS adreson sulmin me maluerë ndaj sistemit të përditësimeve

Lajmet e fundit>