Lajmet

Shfletuesi i cili shqetësohet me të vërtetë për privatësinë tuaj lançon versionin e ri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Nëntor 2019
0
Duke përdorur një sistem që jo të gjithë publikuesit e pëlqejnë, shfletuesi tregon disa reklama në formë njoftimi bazuar në sjelljen e përdoruesit. Këta të fundit mbajnë 70% të fitimit të grumbulluar dhe Brave 30%. Shfletuesi i cili shqetësohet me të vërtetë për privatësinë tuaj lançon versionin e ri

Brave, kompania e bashkëthemeluar nga ish CEO i Mozilla Brendan Eich, sot lançoi versionin 1.0 të shfletuesit për Windows, macOS, Linux, Android dhe iOS.

Në një treg kur përdoruesve nuk u mungojnë opsionet, Brave e pozicionon vetveten si një shfletues të shpejtë i cili shqetësohet për privatësinë e përdoruesve. Shfletuesi ofron edhe reklama dhe platforma pagesash bazuar në kriptomonedha si një mënyrë për të shpërblyer krijuesit e përmbajtjeve.

Muajin e kaluar kompania tha se ka 8 milionë përdorues aktivë në muaj. Programi i shpërblimi Brave Rewards aktualisht përfshin 300,000 publikues. Shumica e tyre kanë ndjekje të vogël në YouTube dhe Twitter por ka edhe emra të mëdhenj si Washington Post, The Guardian, Slate dhe LA Times.

Duke përdorur një sistem që jo të gjithë publikuesit e pëlqejnë, shfletuesi tregon disa reklama në formë njoftimi bazuar në sjelljen e përdoruesit. Këta të fundit mbajnë 70% të fitimit të grumbulluar dhe Brave 30%.

Kur përdoruesit shohin këto reklama, ata fillojnë të fitojnë kriptomonedha të Brave quajtur BAT të cilat mund ti mbajnë ose tua japin zhvilluesve. Brave e filloi me Bitcoin por Eich tha se pas shtrenjtimit shfletuesit krijoi kriptomonedhën e tij.

Brave vjen me një bllokues reklamash të integruar i cili mund të jetë ndër më efektivët në industri si dhe një bllokues gjurmimi. Ata që duan me të vërtetë të jenë anonimë në ueb, Brave përfshin një modalitet privat i cili nuk është si ai që ofrojnë shfletuesit e tjerë por me rrjeitn Tor të integruar.

Në bërthamë Brave është thjeshtë i shpejtë duke qenë se bazohen në motorin e Chrome. Përtej versionit 1.0 ekipi i Brave ka planifikuar sinkronizim më të mirë të tabeve dhe historikut.

LEXO EDHE:  Mozilla zëvendëson Firefox me Fenix në Android

Gjithashtu Brave do ta thjeshtojë dhe përmirësojë eksperiencën e pjesëmarrjes në programin e shpërblimit Brave Rewards. Nëse dëshironi ta provoni, shfletuesin Brave e shkarkoni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>