Lajmet

Shfletuesi i kriptomonedhave vjen në iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Prill 2022
Për më tepër shfletuesi ju jep përdoruesve akses në NFT-të dhe aplikacionet e decentralizuara Web3. Shfletuesi i kriptomonedhave vjen në iPhone

Opera lançoi shfletuesin e dedikuar kriptomonedhave në fazën beta në Janar duke premtuar që ta bëjë Web3 të aksesueshëm në çdo uebsajt Web2.

Kompania asokohe lançoi shfletuesin për Windows, Mac dhe Android por versioni për iOS ende nuk ishte i disponueshëm. Tani Opera lajmëroi se shfletuesi Crypto për iPhone dhe iPad është i disponueshëm për shkarkim nga uebsajti i tyre.

Shfletuesi vjen me një portofol kriptomonedhash të integruar për Ethereum, Bitcoin dhe ekosistemet e tjera blockchain. Përdoruesit mund të blejnë kriptomonedha në këmbim të parave.

Për më tepër shfletuesi ju jep përdoruesve akses në NFT-të dhe aplikacionet e decentralizuara Web3.

Një prej funksionaliteteve kyçe të shfletuesit është faqja e hapes ku gjejnë informacione rreth kriptomonedhave si çmimet e fundit, event, podcast etj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një telefon BlackBerry me 5G dhe tastierë në 2022