Vëzhgim

Shfletuesi i mençur i Google

Publikuar , 29 Dhjetor 2008
0
Shfletuesi i mençur i Google

Google qëllon në shenjë mbi Microsoft me lançimin e shfletuesit të vet Chrome. Microsoft duhet të fillojë të shqetësohet. Chrome punon në mënyrë më të mençur dhe më të thjeshtë. Chrome ka një ndërfaqe tepër të thjeshtë që ia vlen të theksohet. Do të shihni një rresht të fushave që gjenden në pjesën e sipërme, një shirit për adresën URL dhe një shirit për bookmarks, i cili shfaqet nën shiritin e adresave. Nuk ka shirit për meny apo shirit titulli me përmasa të plota, por dhe ka dhe disa thyerje në paraqitje. Me prekjen e një butoni, Chrome lejon të bëni një shkurtesë (shortcut) në desktop dhe në menynë Start, të cilësdo faqe apo aplikacioni në rrjet, duke organizuar mirë atë që është online dhe atë që lexohet nga kompjuteri.

Chrome i ka hequr të gjithë shiritat e veglave nga dritarja, duke ju lënë me diçka që duket dhe të jep ndjenjën e një aplikacion desktop më shumë sesa të një aplikacion online apo uebfaqeje. Kërkimi është pjesë përbërëse e Chrome dhe Google prezanton disa tipare të mençura, si për shembull, mund të kërkoni në Google apo në faqet të tjera duke shkruar direkt në shiritin e adresës. Chrome e tejkalon konkurrencën duke kërkuar në historinë e shfletimit dhe në përmbajtjen e faqeve.

Mund të jetë pak i paqëndrueshëm, gjë që nuk është risi për një program i cili është në fazën beta. Flashi, për shembull, nuk punonte në sistemin tim Vista. Google ka prodhuar një shfletues të shkëlqyer që duket të jetë shoqëror dhe i pakomplikuar, gjithashtu i fuqishëm aq sa për të plotësuar nevojat e përdoruesve më të avancuar.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>