Përditësimi më i fundit i Microsoft Edge mund të bëjë diferencën për ju të cilët mund të vuani nga jetëgjatësia e baterisë.
Kompania prezantoi një version të Edge me modalitet efikasiteti që ul ndjeshëm përdorimin e procesorit, konsumimin e memories dhe potencialisht të rrisë jetëgjatësinë e baterisë por në kurriz të performancës.
Funksionaliteti aktivizohet kur bateria është e ulët por ekziston një opsion nëse dëshironi kontroll mbi të.
Edge gjithashtu solli një opsion të ri për përditësimin e fjalëkalimeve në përgjigje të një sulmi kibernetik. Seksioni i fjalëkalimeve në Edge mundëson ndryshimin e tij për uebsajte të ndryshme duke klikuar butonin “change.”
Shfletuesi sjell edhe funksionalitete për shitblerjen për të ndihmuar përdoruesit e bëjnë zgjidhjen e duhur. Një funksionalitet paralajmërues për çmimet do tu tregojë përdoruesve nëse kanë një opsion me kosto më të përballueshme.
Funksionalitetet e kursimit të baterisë nuk janë risi. Chrome dërgoi një përditësim të ngjashëm vitin e kaluar por modaliteti i efikasitetit të Edge mund ti japë një avantazh. /PCWorld Albanian
/PCWorld Albanian