Lajmet

Shfletuesi i ri i Microsoft do të funksionojë me shtojcat e Chrome

Publikuar , 10 Dhjetor 2018
0
Duke qenë se të gjithë rivalët që përdorin motorin e Chrome kanë zgjedhur të pranojnë edhe shtojcat e këtij të fundit, nuk ka arsye pse Microsoft të mos e bëjë. Shfletuesi i ri i Microsoft do të funksionojë me shtojcat e Chrome

Shfletuesi i ardhshëm Microsoft Edge i gjigandit të Windows jo vetëm do të jetë i bazuar në kodin burimor të Chrome por edhe do të funksionojë me shtojcat e këtij të fundit.

Këtë lëvizje e konfirmoi edhe vetë menaxheri i softuerit pranë Microsoft.

Menjëherë pas lajmit se Edge do të pësonte ndryshime radikale kryesisht në sfond, u zbulua se motori i shfletuesit që pasoi Internet Explorer do të zëvendësohej nga motori i Chrome.

Duke qenë se të gjithë rivalët që përdorin motorin e Chrome kanë zgjedhur të pranojnë edhe shtojcat e këtij të fundit, nuk ka arsye pse Microsoft të mos e bëjë raporton PCWorld.al.

Jo të gjithë janë të kënaqur me lajmin e kalimit të Microsoft në kodin me burim të hapur të Chromium.

CEO i Mozilla foli ashpër ndaj vendimit të Microsoft duke thënë se dëmton konkurrencën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google braktis trendin "notch"

Lajmet e fundit>