Lajmet

Shfletuesi i shquar për privatësi do të ndërtojë një motor kërkimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Mars 2021
Kompania thotë se përdoruesit janë ata që kanë më shumë rëndësi dhe motori i kërkimit nuk do ti gjurmojë ato. Do të ofrohet një version me pagesë dhe pa reklama. Shfletuesi i shquar për privatësi do të ndërtojë një motor kërkimi

Shfletuesi i fokusuar në privatësisë Brave është duke zhvilluar një motor kërkimi. Kompani pas shfletuesit ka blerë Tailcat, një motor kërkimi open-source krijuar nga ekipi që ka punuar në shfletuesin kundër gjurmimit Cliqz.

Ky motor kërkimi do të jetë pas Brave Search. Madje kompania tha se do të lejojë të tjerët të përdorin teknologjinë e Brave Search për të ndërtuar motorët e tyre të kërkimit.

Brave beson se ky motor kërkimi do të jetë alternativë ndaj Google Search dhe Chrome. Motori i kërkimit po ndërtohet mbi të njëjtat principe që është krijuar shfletuesi Brave i cili sot numëron 25 milionë përdorues aktivë në muaj.

Kompania thotë se përdoruesit janë ata që kanë më shumë rëndësi dhe motori i kërkimit nuk do ti gjurmojë ato. Do të ofrohet një version me pagesë dhe pa reklama.

Së fundi Brave thotë se rezultatet e kërkimit nuk do të manipulohet me algoritme dhe të aplikojë modele renditjeje kuruar nga komuniteti në mënyre që të parandalohet censura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Numri i përdoruesve të Twitter ngel në vend