Lajmet

Shfletuesi me portofolin e kriptomonedhave vjen në iPhone

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
Me portofolin përdoruesit mund të ruajnë, këmbejnë dhe kryejnë pagesa në ethereum dhe të gjitha monedhat standarde ERC-20. Shfletuesi me portofolin e kriptomonedhave vjen në iPhone

Përdoruesit e telefonëve Android dhe kompjuterëve desktop kanë pasur shansin të provojnë shfletuesin blockchain të Opera prej disa muajsh por përdoruesit e iPhone kishin ngelur jashtë “dëfrimit.”

Tashmë gjërat kanë ndryshuar me lançimin e Opera Touch për iOS.

Në një postim në blog kompania prezantoi versionin e shfletuesit për iPhone duke ofruar një portofol kriptomonedhash dhe mundësinë për të përdorur aplikacionet Web 3.0 të decentralizuara pa pasur nevojë për një shtojcë të palëve të treta.

Me portofolin përdoruesit mund të ruajnë, këmbejnë dhe kryejnë pagesa në ethereum dhe të gjitha monedhat standarde ERC-20.

Uebsajti i Opera thotë se portofoli mund të gjurmojë automatikisht dhe të listojë monedhat ERC-20 përdorur në aplikacionet e decentralizuara ethereum.

Dapps mund të aksesohen duke shkruar adresën e tyre direkt në shfletues dhe shmangur nevojën për të përdorur shtojcat e palëve të treta.

Për të përdorur dapps, përdoruesit duhet të blejnë ethereum dhe ti ruajnë portofolin e Opera. Sapo të jenë aty, një përzgjedhje aplikacionesh të decentralizuara do të listohen në dyqanin e aplikacionit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bedri Istrefi zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>