Lajmet

Shfletuesi Microsoft Edge i bazuar në Chrome një hap më pranë zyrtarizimit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Gusht 2019
0
Microsoft u dorëzua në zhvillimin e motorit Edge duke thënë se nuk kishte vlerë të investohet në një shfletues me pak përdorues dhe pak kontribut drejt përmirësimit të ekosistemit të uebit në tërësi. Shfletuesi Microsoft Edge i bazuar në Chrome një hap më pranë zyrtarizimit

Ditën e sotme Microsoft lançoi betan e parë publike të shfletuesit Edge bazuar në Chromium për Windows dhe Mac.

Kanali i ri beta, i cili do të sjellë nga një përditësim çdo gjashtë javë, do tu bashkohet kanaleve dev dhe canary të cilët do të marrin përditësime ditore dhe javore respektivisht.

Në muajt e fundit Microsoft ka grumbulluar 140,000 copëza përshtypje nga përdoruesit dhe kompania tashmë e di shumë mirë sesi Edge po sillet në kompjuterë të ndryshme dhe sa stabil është.

Versioni beta përfaqëson ndërtimin më stabil dhe vinë pasi kanë kaluar nëpër fazën Canary dhe Dev. Ashtu si Chrome dhe Firefox, Microsoft do të vijojë të testojë funksione të reja në ndërtime Canary dhe Developer.

Me versionin beta Microsoft sjell funksione të parandalimit të gjurmimit dhe mbështetjen për collections, ose mënyra sesi Microsoft i quan “bookmark-et”. Funksione të tjera që po vinë në versionin beta janë modaliteti Internet Explorer për kompanitë të cilat ende përdorin aplikacione të vjetra.

Gjithashtu Microsoft sjell me këtë debutim programin e shpërblimeve për gjetjet e problemeve të sigurisë. Hulumtuesit të cilët identifikojnë probleme sigurie mund të fitojë deri në 15,000 dollarë.

Microsoft u dorëzua në zhvillimin e motorit Edge duke thënë se nuk kishte vlerë të investohet në një shfletues me pak përdorues dhe pak kontribut drejt përmirësimit të ekosistemit të uebit në tërësi.

Kështu kompania ka filluar të punojnë me Chromium dhe vetëm tani kanë filluar të shfaqen frytet e para. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbyllen 1500 faqe bastesh online

Lajmet e fundit>