Softuer

Shfletuesi Opera 10 është i shpejtë dhe plot me opsione

Publikuar , 13 Maj 2010
0
Shfletuesi Opera 10 është i shpejtë dhe plot me opsione

Opera 10 është i shpejtë, i konfigurueshëm dhe mjaft i pastër, i pajisur pothuajse me çdo gjë që mund të prisni nga një shfletues modern, përfshirë një bllokues pop-up-esh, plug-in-e, mjete anti-phishing dhe një lexues RSS. Ka gjithashtu një program e-maili mjaft të mirë, të integruar, me mbështetje për serverët POP3 dhe IMAP, ka mundësinë për të krijuar rregulla për postën në hyrje dhe një filtër spam. Për më tepër, ndërfaqja është elegante dhe e thjeshtë në përdorim.
Menaxhimi i tabeve është përmirësuar: tani mund të konfiguroni shfletuesin në mënyrë që thumbnail-et të shfaqen mbi secilin tab dhe imazhet janë të zmadhueshme.
Një tjetër shtesë për t’u përmendur është tipari Speed Dial. Mund ta personalizoni faqen që do të shfaqet kur ju hapni një tab të ri. në mënyrë që 4 deri në 42 prej siteve tuaja të preferuara të shfaqen si thumbnail-e – dhe më pas klikoni njërin për të shkuar në atë faqe.
Opera gjithmonë i ka paraqitur faqet mjaft shpejt dhe ky version është edhe më i shpejtë, veçanërisht në faqet interaktive si Facebook apo Gmail.
Çuditërisht, Opera ende nuk ka një tipar i cili është i pranishëm tek IE, Firefox dhe Chrome: një opsion privatësie, i cili humb gjurmët e vizitave tuaja pasi mbyllni shfletuesin. Për disa persona kjo thjesht do të thotë se Opera nuk është për ta.

LEXO EDHE:  Në Google Photos mund të kërkoni fotot sipas tekstit që gjendet në to

Lajmet e fundit>