Lajmet

Shfletuesi Opera Coast për iOS vjen më i plotësuar dhe me karakteristika të reja

Publikuar , 16 Dhjetor 2014
0
Shfletuesi Opera Coast për iOS vjen më i plotësuar dhe me karakteristika të reja

webShfletuesi i Opera-s, Coast ka bërë shumë përparime dhe një rrugë të gjatë për të mbërritur në ditët e saj të para në smartfonët iPhone, dhe ende po përmirësohet. Për të mos u ngatërruar me Opera Mini, Opera Coast është një shfletues celular i përqendruar në sigurimin e një qasjeje të shpejtë nga përdoruesit të uebsajteve të tyre të preferuar, i cili ngjan si një mini sistem operativ duke qenë se ka karakteristika të ngjashme me të.

Më së fundmi Opera po sjell disa veçori të reja tek aplikacioni Coast i cili ju mundëson një internet më të përshpejtuar, një mundësi zbulimi që ju mundëson të gjeni më shpejt ngjarje të ngjashme apo të përafërta me temën të cilën jeni duke kërkuar dhe me anën e një butoni të ri ju lejon të ndani gjërat që dëshironi me miqtë tuaj në e-mail, Facebook, Twitter dhe WhatsApp. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nëse Samsung nuk riparon Galaxy Fold deri më 31 Maj do të anulojë porositë

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>