Lajmet

Shfletuesi i Samsung funksionon me të gjitha pajisjet Android

Publikuar , 07 Qershor 2017
0
Gjatë muajit Mars Samsung publikoi një beta të shfletuesit ekskluziv për telefonat Galaxy në Google Pixel dhe pajisjet Nexus. Shfletuesi i Samsung funksionon me të gjitha pajisjet Android

Nëse preferoni përdorimin e bllokuesve të reklamave por nuk keni një telefon Galaxy, telefoni juaj Android tashmë funksion me shfletuesin e Samsung.

Gjatë muajit Mars Samsung publikoi një beta të shfletuesit ekskluziv për telefonat Galaxy në Google Pixel dhe pajisjet Nexus.

Ishte një lëvizje e papritur duke qenë se aplikacione e kompanisë nuk dalin jashtë produkteve të Samsung. Tashmë kemi një version publik të aplikacionit i disponueshëm për pajisjet Android.

Jo çdo pajisje Android mund të funksionojë me shfletuesin Samsung Internet Browser por mënyra më e mirë për ta mësuar është duke kërkuar në Play Store.

Konkretisht në Huawei Ascend Mate 2 funksionon edhe pse në Google Play thuhet se aplikacioni funksionon vetëm në produktet e Samsung dhe Google. Por pse të përdorni shfletuesin e Samsung?

Ka motorin Chromium dhe ndryshe nga Chrome përfshin një bllokues reklamash. Është raportuar gjithashtu se edhe Google po punon në një bllokues reklamash. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung konfirmon telefonin e parë 5G brenda gjashtë mujorit të parë të 2019-ës

Lajmet e fundit>