Lajmet

Shfletuesi Vivaldi mbërrin në Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Shtator 2019
0
Versioni në Android ofron një numër funksionesh shumë të dobishme. Kurdo që hapni një tab të ri do të shikoni “Speed Dials” shkurtesa të uebsajteve të cilat mund ti organizoni dhe përshtatni sipas nevojave. Shfletuesi Vivaldi mbërrin në Android

Vivaldi, një shfletues uebi nga një grup zhvilluesish që kanë punuar më parë në Opera, duhet ta keni në konsideratë nëse dëshironi të përmirësoni eksperiencën tuaj të shfletimit.

Tashmë Vivaldi do të sjellë këtë shfletues në Android dhe i disponueshëm nga dita e sotme në beta.

Versioni në Android ofron një numër funksionesh shumë të dobishme. Kurdo që hapni një tab të ri do të shikoni “Speed Dials” shkurtesa të uebsajteve të cilat mund ti organizoni dhe përshtatni sipas nevojave.

Gjithashtu mund të përzgjidhni motorë specifikë kërkimi si dhe të shkruani shënime pa kaluar në një aplikacion më vete.

Vivaldi thotë se do të lejojë sinkronizimin e bookmark-eve, Speed Dials, fjalëkalimeve e shumë të tjera.

Megjithatë shfletuesi nuk ofron çdo gjë që beta e bën si grupimi i tabeve që duket se mungon krahasuar me versionin desktop. Gjithsesi nëse keni pritur me padurim për eksperiencën e Vivaldi në Android, atëherë është momenti juaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 10 ka një problem serioz

Tags >

vivaldi
Lajmet e fundit>