Analiza

Shfrytëzimi global i internetit po shënon rritje, në veçanti në rrjetet mobile

Publikuar , 06 Nëntor 2010
0
Shfrytëzimi global i internetit po shënon rritje, në veçanti në rrjetet mobile

Megjithëse ka disa dallime mes regjioneve, disa trende të raportit janë global: Argëtimi në kohë reale dominon konsumimin e të dhënave edhe në rrjete mobile edhe në ato fikse të internetit, duke formuar rreth 43 për qind të tërë trafikut të internetit. Dhe shërbimet e rrjeteve sociale përëjnë një përqindje të dukshme dhe në rritje e sipër të trafikut të internetit mobil, duke u dyfishuar në Amerikën Latine vetëm gjatë tetë muajve të fundit.

Gjersa njerëzit vazhdimisht çdo ditë e më shumë po shikojnë argëtimin dhe rrjetet shoqërore, ueb shfletimi është në rënie, përveç në Evropë – që është i vetmi vend në bot që sipas studimit këtë vit ka pësuar rënie prej viti-në-vit në trafik P2P.

Amerika Veriore

Argëtimi në kohë reale është kontribuesi më i madh në konsumimin e të dhënave në Amerikën Veriore edhe në rrjetet mobile dhe fikse, dhe sipas studimit është shfaqur një rritje në 43 për qind në të parin, dhe 41 për qind në tjetrin. Kjo është një rritje mjaft e madhe krahasuar me 30 për qind sa ishte para një viti.

Shkëmbimi i skedarëve P2P mbetet ende i popullarizuar në Amerikën Veriore, por ka pësuar rënie dramatike në rrjetet mobile. Por pavarësisht kësaj në rrjetet fikse përqindja e shfrytëzimit të P2P mbetet ende 53.3 për qind. Me fjalë të tjera në shtëpi lëmë kompjuterin për P2P, dhe nuk merremi me këtë punë në celularin tonë.

Amerika Latine

Megjithëse Amerika Latine ende ka relativisht një nivel të ultë të penetrimit të internetit, shumë abonentë të rinj janë duke u përshtatur për rrjetin mobil, në vend të qasjes fikse. Për dallim prej tregut në Amerikën Veriore, ku ky këto dy metoda të qasjes duket se udhëheqin një përdorim të dallueshëm të internetit, në Amerikën Latine përdoruesit e internetit duket se sillen ngjashëm qoftë nëse janë në internet në formë fikse apo me tela.

LEXO EDHE:  12 mite teknologjike që nuk duhet ti besoni

Azia-Paqësori

Konsumimi mujor i të dhënave në këtë rajon është duke tejkaluar rrjete fikse me një vlerë prej mbi 12GB. Kjo në krahasim me rreth 4GB në muaj në Amerikën Veriore.

Evropë

Katër aplikimet kryesore të trafikut të shfrytëzimit të internetit në Evropë janë BiTorrent (30%), HTTP (23%), PPLive (12%), dhe Skype (9%). I fundit është dukshëm më i lartë sesa në Amerikën Veriore dhe Azi-Paqësor, ku Skype ka rreth 3 për qind të trafikut të shfrytëzimit. /pcworld.al

Lajmet e fundit>