Ja se si

Shfrytëzoni Smartr për lajmet tuaja në iPad

Publikuar , 28 Tetor 2011
0
Shfrytëzoni Smartr për lajmet tuaja në iPad

Sot, Factstyle Inc. ka lansuar Smartr për iPad (aplikacion pa pagesë), që është një evolucion i vërtetë në konsumimin digjital të lajmeve. Aplikacioni i lejon përdoruesit të konstruktojnë në një mënyrë shumë të thjeshtë gazetën e tyre personale duke personalizuar faqet dhe duke marrë faqe prej miqve dhe prej atyre që ju ndiqni.

Konsideroni këtë si një lloj skenari dhe ju do të kuptoni sesa e fuqishme është Smartr dhe pse ju duhet në iPad’in tuaj – vetëm imagjinoni se po shkoni te miku juaj dhe po ia huazoni faqen e revistës për sport gjersa ai po e lexon… Tani kështu veproni edhe për shokun tuaj që merret me teknologji, dhe për shokun që merret me filma. Tani bashkoni këto në një vend dhe flisni me miqtë në lidhje me lajmet që po lexoni bashkë.

Kjo është përvoja e quajtur Smartr. 

Disa prej veçorive të mahnitshme që ka Smartr janë, blogimi i integruar që ju mundëson të mirëmbani dhe menaxhoni blogun brenda sekondave, pastaj bisedat në kohë reale dhe që mundësojnë një lehtësim në zbulimin dhe komunikimin mes miqve për lajme, një pamje të thjeshtësuar të gjithçkaje, etj.

Smartr ka ndryshuar sërish mënyrën sesi konsumojmë lajme dhe këtë gjë praktikisht edhe e ka përmirësuar. Nëse dëshironi të shfrytëzoni këtë mundësi, mos hezitoni dhe shkarkoni aplikacionin prej këtu, dhe filloni të lexoni e diskutoni për lajmet e ndryshme. 

LEXO EDHE:  Çfarë do të thotë bllokimi i Android për përdoruesit e telefonëve Huawei?

Lajmet e fundit>