Harduer

Shihni reklamën e parë të iPad Mini-t

Publikuar , 24 Tetor 2012
0
Shihni reklamën e parë të iPad Mini-t

Apple po e shfrytëzon në maksimum kohën për të rritur kërkesën ndaj iPad Mini-t.

I lançuar vetëm dje, ndërkohë sot mund të ndiqni edhe reklamën që i kushtohet atij.

Ajo është dizajnuar nga agjencia TBWA\Media Arts Lab. Gjatë 31 sekondave që zgjat, nuk ka fjalë fillimisht, thjesht një pamje të iPad-it të madh dhe dikush që po i bie pianos në një aplikacion të tij.

Më pas, kamera fokusohet tek iPad-i i vogël, në të cilin dikush tjetër po i bie gjithashtu pianos, duke krijuar një duet.

Reklama mbyllet me fjalët e vetme ‘iPad Mini’.

Apple ka lëshuar paralelisht edhe reklamën për MacBook Pro 13 inç. Në të, narratori Peter Coyote përshkruan Retina Desplay-n e produktit të krijuar “për gjërat, që të gjithë ne, duam t’i realizojmë në mënyrë profesionale”.

MacBook Pro 13 inç është disponibël tashmë, ndërsa iPad Mini do të jetë nëpër dyqane nga 2 nëntori. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nokia rikthen një tjetër telefon legjendar

Tags >

iPad Mini