Analiza

Shikoni se si duket laboratori futuristik i Google dhe çfarë punohet në të

Publikuar , 13 Tetor 2013
0
Shikoni se si duket laboratori futuristik i Google dhe çfarë punohet në të

googleNë maj të këtij viti Google ka lançuar laboratorin e quajtur “Quantum Artificial Intelligence Lab”, në të cilin kompjuterët e tyre të përparuar janë të bazuar në arkitekturën kuantike dhe përdoren për hulumtime të ndryshme.

Laboratori është ideuar në bashkëpunim me kompaninë kanadeze për kompjuterë kuantik D-Wave, ndërsa mbështetje teknike ofron NASA. Deri më tani nuk kishte shumë informacione rreth këtij laboratori, por Google ka vendosur që të prezantojë një video rreth kësaj teme.

Bëhet fjalë për kompjuterë specifik të cilët, përveç tjerash, punojnë në temperaturë shumë afër zeros absolute. Hulumtuesit të cilët punojnë në këtë projekt shpresojnë se arkitektura kuantike do të sjellë një përparim të shpejtë në hulumtimet medicinale dhe hapësinore, sepse kompjuterët “konvencional” nuk mund ti kryejnë operacionet të cilat “sillen” në këtë laborator.

Videon të cilin Google e ka prezantuar për publikun mund ta shihni më poshtë. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”1R4Y8-w-HRk”]

LEXO EDHE:  Telefoni 5G me ekran që paloset i Huawei zbulohet përpara zyrtarizimit

Tags >

Google
Lajmet e fundit>