Blog

Shitëm shtëpinë për të ndërtuar një rrjet social

Publikuar , 16 Maj 2017
0
"E shohim vetvehten duke qëndruar në një tavolinë me të mëdhenjtë," thotë Babai Perry Hughes plot kofidencë. Shitëm shtëpinë për të ndërtuar një rrjet social Photo Source: Meffu Graphics

Familja Britanike Hughes e cila jeton në Mançester kanë lënë punën dhe investuar çdo kacidhe në ndërtimin e një rrjeti social për adhuruesit e sportit. Por a mund të sfidojnë gjigandët?

“E shohim vetvehten duke qëndruar në një tavolinë me të mëdhenjtë,” thotë Babai Perry Hughes plot kofidencë.

Mund të duket çudi të vendosësh biznesin e familjes në një igë me rrjetet social multi miliardëshe por familja Hughes kanë pasion të çmendur për atë që bëjnë.

Ideja e tyre quhet GameDay Xtra, dhe ka një synim ambicioz: hostimin e një faqeje për çdo ekip sportiv. Djaloshi 21 vjeç la studimet universitare për tu përqendruar në projektin enë fjalë. Vajza 18 vjeçare kujdeset për pjesën e medias sociale.

GameDay i dedikohet e tëra adhuruesve të sportit thotë familja. Anëtarët e saj kanë akses në evenimentet sportive, ndjekin ndeshjet në çdo minutë e së shpejti do të mund të luajnë lojëra në sajt.

Familja thotë se faqja aktualisht ka disa mijëra anëtarë ndërsa gjatë Gushtit pritet rritja e anëtarësisë.

“Shitëm shpinë, makinat dhe çdo gjë. Dy herë përfunduam pa asnjë qindarkë. Lamë punët dhe ju përkushtuam totalisht kësaj ideje,” u shpreh familja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google nuk do të sinkronizojë automatikisht fotot mes aplikacioneve Drive dhe Photos

Lajmet e fundit>