Biznes

Shitet kompania Amerikane e internetit gigabit me bashkëthemelues një Shqiptar

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Shkurt 2020
0
Nën marrëveshjen e re infrastruktura e Rocket Fiber do të kalojë në pronësinë e Everstream duke premtuar të gjithë konsumatorëve se asgjë nuk ka për të ndryshuar në shërbim. Shitet kompania Amerikane e internetit gigabit me bashkëthemelues një Shqiptar

Rocket Fiber është startupi më i fundit nga Detroit që shitur. Startupi u ble nga Everstream për një çmim të pazbuluar.

Nën marrëveshjen e re infrastruktura e Rocket Fiber do të kalojë në pronësinë e Everstream duke premtuar të gjithë konsumatorëve se asgjë nuk ka për të ndryshuar në shërbim.

Rocket Fiber u themelua në 2015-ën nga miliarderi Amerikan Dan Gilbert dhe Shqiptari Edi Demaj duke sjellur internet me shpejtësi të lartë jo vetëm për bizneset por edhe konsumatorët.

Edi Demaj është bashkëthemelues i kompanisë së internetit gigabit, IPTV dhe telefoni fikse dhe vizioni i tij me Rocket Fiber ka kontribuar në ngushtimin e hendekut mes teknologjisë dhe produktit. iziSurvey dhe REOZOM janë dy prej kompanive të tjera ku Edi është bashkëthemelues.

Ekipi themelues i Rocket Fiber ka në plan të qëndrojë pranë kompanisë gjatë periudhës së tranzicionit. Ata thanë se kanë plane të mëdha për një tjetër nismë sipërmarrëse por që ende nuk kanë mjaftueshëm detaje për të ndarë.

Rocket Fiber kryesisht ofron shërbim në Miçigan dhe Detroit. Lidhur me blerësit e ri, themeluesit e Rocket Fiber thanë se Everstream ngjan me një version më të madh të Rocket Fiber dhe ka një kulturë dhe filozofi të ngjashme me ta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram kërkon që përdoruesit të rimendohen përpara se të publikojnë fjalë fyese