Biznes

Shitet kompjuteri i parë i Apple në ankand për 365.000 $

Publikuar , 14 Dhjetor 2014
0
Shitet kompjuteri i parë i Apple në ankand për 365.000 $

imageDitën e enjte, në ankandin e Christie u shit kompjuteri i parë i Apple i dizajnuar nga Steve Jobs në vitin 1976. Kjo pajisje është ndërtuar me dorë nga Steve Wozniak dhe konsiston në një monitor, një kasë prej druri, një tastierë, motherboard, një luajtës kasetash dhe një manual përdorimi.

BBC raporton se janë më pak se 50 pajisje të tilla të mbetura. Kjo që u shit cilësohet si më e veçanta pasi është shitur si fillim nga Jobs personalisht në garazhin e tij në Kaliforni, aty ku filloi gjithçka. Christie e vlerësoi këtë pajisje me një çmim prej 600.000 $, por kjo shumë nuk u arrit. Muzeu Henri Ford e bleu një kompjuter të tillë për 900.000$ në muajin tetor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Xiaomi prezanton telefonin me kamër 108-megapiksel

Tags >

Applepc
Lajmet e fundit>