Harduer

Shitja e Mac Pro shtyhet për në prill

Publikuar , 14 Shkurt 2014
0
Shitja e Mac Pro shtyhet për në prill

mac proProdukti më i ri nga Apple në tregun e kompjuterave, Mac Pro, nuk do të jetë në duart e përdoruesve në shkurt, siç u premtua në prezantimin e produktit, por është shtyrë për në prill. Mac Pro u hodh në treg më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Kushdo që do të donte ta kishte “cilindrin e Apple” mund ta porosiste online dhe dërgesat do të fillonin në shkurt, por që tani është shtyrë akoma më shumë.

Kompjuteri më pak se 25 centimetër i gjatë dhe më peshë pak më shumë se 5 kilogram, erdhi me një çmim jo të zakonshëm, por goxha të kripur për një numër përdoruesish. Modeli më i thjeshtë i Mac Pro kushton 2999 dollarë dhe duke i rritur parametrat, modeli më i mirë dhe më i shtrenjtë arrin çmimin 9599 dollarë. Si në raste të rralla, Apple vendosi që këtë kompjuter ta kishte plotësisht amerikan dhe ai u ndërtua në fabrikat e Apple në Teksas, SHBA. Për më tepër, Mac Pro do të prodhohet në numër të limituar.

Datat e dërgimit të Mac Pro për ata që e kanë porositur, janë shtyrë jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të tjera si Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Japoni dhe Mbretëri i Bashkuar. Duke qenë se pajisja do të ketë parametra relativisht ekstreme, Apple po has probleme me përmbushjen e kërkesës në kohë. Por fatmirësisht, pavarësisht mungesës së Mac Pro, pjesa tjetër e pajisjeve nga Apple nuk do të mungojnë, por vazhdojnë të prodhohen. Nuk pritet që Apple të ketë një pjesë të mirë të fitimeve nga Mac Pro, duke parë ende çmimin e lartë dhe kërkesën që nuk është më e lartë se e kompjuterëve dhe laptopëve nga Apple. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple do të qëndrojë me tre iPhone në 2019, njëri me ekran LCD

[youtube id=”IbWOQWw1wkM”]

Tags >

AppleMac
Lajmet e fundit>