Biznes

Shitja e smartfonëve, IDC: Samung i pari, Apple e dyta, Huawei i treti, Sony i katërti

Publikuar , 25 Janar 2013
0
Shitja e smartfonëve, IDC: Samung i pari, Apple e dyta, Huawei i treti, Sony i katërti

IDC ka kryer një studim për shitjen e pajisjeve smartfon në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Smartfone 1

Nga ky studim rezulton se: Samsung është në vendin e parë me 63,7 milion pajisje të dërguara (apo shpërndara), që paraqet rritje prej 76% në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar. Samsung me këtë ka marrë 29% të pjesës së tregut.

Apple është në vendin e dytë me 47,8 milion iPhone të dërguar, që ka arritur një rritje prej 29,2% dhe mori 21,8% të pjesës së tregut. Huawei tashmë është në vendin e tretë me 10,8 milion pajisje smartfonë të dërguar që është për madje 89,5% më shumë në krahasim nga tremujori i njëjtë nga viti i kaluar dhe tashmë zë 4,5% të pjesës së tregut.

I katërti është Sony me 9,8 milion smartfonë të shitur, që në krahasim me vitin e kaluar është bërë rritje prej 55%. Sony tashmë ka 4,5% të tregut. I pesti është ZTE me 9,5 milion pajisje të shitura dhe pjesë të tregut prej 4,3%.

Është interesante se si nga kjo listë e pesë më të mëdhenjve është zhdukur Nokia, sepse në tremujorin e kaluar kishte shitur 4,4 milion pajisje Lumia.

Nokia në raportin e saj të fundit ka përmendur shifër më të madhe të shitjeve të pajisjeve smartfon, sepse me këtë term i nënkupton edhe disa modele të Asha, por sipas IDC këto pajisje nuk bëjnë pjesë në kategorinë e smartfonëve.

Pas 14 viteve Nokia rrëzohet nga “froni”

Kur e shikojmë të gjithë vitin 2012 situata duket kështu: Samsung prapë është i pari me 215 milion pajisje të shitura, Apple është e dyti me 136 milion, Nokia e treta me 35 milion, HTC i katërti me 32,6 milion dhe RIM i pesti me 32,5 milion pajisje smartfon të shitura. (PCWorld Albanian)smartfone 2

LEXO EDHE:  Prezantohet flagshipi buxhetor i OnePlus

Lajmet e fundit>