Analiza

Shitje e iPhone për vitin e ardhshëm, analisti i shquar parashikon një 2019 të vështirë për Apple

Publikuar , 14 Dhjetor 2018
0
Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të Apple ra me 2% ndërsa me 25% ka rënë gjatë tre mujorit të fundit. Shitje e iPhone për vitin e ardhshëm, analisti i shquar parashikon një 2019 të vështirë për Apple

Analisti i mirënjohur i Apple, Mung-Chi Kuo, edhe njëherë tjetër ndryshoi parashikimet e tij për shitjet e modeleve të reja të iPhone:

Tani ai parashikon:

  • 38 deri në 42 milion iPhone të shitur për tre mujorin e parë të 2019-ës nga 47 deri në 52 milion që kishte qenë më parë
  • 205 deri në 210 milion iPhone të shitur gjatë 2018-ës
  • 188 deri në 194 milion iPhone pritet të shiten vitin e ardhshëm

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të Apple ra me 2% ndërsa me 25% ka rënë gjatë tre mujorit të fundit.

Ming-Chi Kuo njihet për parashikimet e tij të sakta në lidhje me produktet e Apple.

Ai më parë kishte thënë që iPhone XR do të ketë kërkesë të dobët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple nuk do të përdorë më modemët e Intel

Lajmet e fundit>