Analiza

Shitje më të fuqishme të çipave në muajin gusht

Publikuar , 02 Tetor 2009
0
Shitje më të fuqishme të çipave në muajin gusht

Shitjet e çipave kompjuterik janë rritur ndërsa çipat e pajisjeve të dorës dhe të elektronikës konsumuese nuk qëndrojnë aq mirë sa është pritur. Komunikimet me tela dhe mikroprocesorët gjeneral treguan disa figura të fuqishme.

Sipas Bruce Diesen, një analist pranë Carnegie Securities Research, shitjet në Kinë kanë qenë më të mira gjatë muajit gushtë sesa që është pritur. “Ne ende presim një rënie prej 14% anembanë botës gjatë këtij viti dhe një rritje prej 12% gjatë vitit të ardhshëm” tha ai. “Memoriet dhe çipat e veturave priten të qëndrojnë fuqishëm në muajin shtator” shtoi Bruce.

Gjersa vëllimet e mikroprocesorëve x86 ishin mirë në muajin gusht, përzierja nuk ishte me fuqi të njëjtë në qershor dhe korrik, deklaroi Diesen. Rritja e shitjeve të çipave të kompjuterëve është ndihmuar nga çmimet më të fuqishme, pjesërisht si pasojë e kufizimeve në furnizim. Gjersa çmimet janë rritur jashtëzakonisht për DRAM, ata ende nuk kanë arritur 2$ në çip.

Eksporti i Koresë së Jugut pritet të fluturojë para në muajin shtator, duke qenë i ndihmuar nga kërkesa e Apple për iPhone.

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve bien por të Samsung dhe Huawei rriten

Lajmet e fundit>