Biznes

Shitjet dhe përfitimet e Intel-it shënojnë rënie

Publikuar , 19 Janar 2013
0
Shitjet dhe përfitimet e Intel-it shënojnë rënie

Intel pati një rënie në shitje dhe fitime gjatë vitit 2012, teksa ndërmarrja ishte ballafaquar me një rënie në kërkesë për kompjuterët personalë dhe paaftësia e saj e vazhdueshme për t’u futur në tregjet e smartfonëve dhe tabletëve, por biznesi i vet i të dhënave vazhdoi të rritet.

Prodhuesi më i madh i çipave në botë raportoi fitimin prej 53.3 miliardë dollarë për vit, që paraqet një rënie prej 1.2 për qind në krahasim me vitin 2011 dhe postoi hyrjet neto prej 11 miliardë dollarësh, që paraqet një rënie prej 15 për qind.

Në të njëjtën kohë, Intel raportoi rezultatet nga tremujori i katërt.

Përfitimet patën një rënie prej 3 për qind dhe hyrjet neto patën një rënie prej 26 për qind në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011 dhe, derisa fitimet për aksione ranë nga 64 centë në 48 centë, ato ishin 3 centë sipër vlerësimit nga analistët e anketuar nga Thomson Financial.

Përfitimet në vit të plotë nga divizioni i vet i klientit PC, që llogarit për më tepër se gjysmën e të gjitha fitimeve, ra 3 për qind vit për vit.

Shkaku i problemit rreth PC-së së Intelit qëndron në rënien e tregut për PC, ku tradicionalisht ka qenë udhëheqës dhe ngritja në popullaritet e kompjuterëve tabletë, ku ka sfidë shumë më të fuqishme. (PC World Albanian)

intel

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Tags >

intel
Lajmet e fundit>