Biznes

Shitjet e Alibaba në evenimentin vjetor 11.11 rekordin më të keq historik

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Nëntor 2021
Megjithatë shpenzimet konsumatore arritën një rekord të ri prej 84.5 miliardë dollarë. Shitjet e Alibaba në evenimentin vjetor 11.11 rekordin më të keq historik

Gjiganti Kinez i e-commerce Alibaba çdo vit bën ulje të mëdha çmimesh më 11 Nëntor.

Por këtë vit nisur edhe nga presione shtetërore ndaj bizneseve, ky event ishte disi i zbehur. Shitjet gjatë eventit shënuan rritjen më të ulët që kur ka nisur si traditë në 2009 me 8.5%.

Megjithatë shpenzimet konsumatore arritën një rekord të ri prej 84.5 miliardë dollarë.

Është hera e parë që Alibaba Singles Day nuk shënoi rritje dyshifrore të shitjeve. Kompania ishte në qendër të sulmeve nga qeveria Kineze dhe u detyrua të paguante një gjobë prej 2.8 miliardë dollarësh për abuzime me pozitat dominuese në treg.

Konsumatorët po shfaqen më të trembur nga stanjacioni ekonomik dhe po shpenzojnë me kujdes të lartë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Statistika të thjeshta që tregojnë kontrollin e lartë të gjigantëve të teknologjisë mbi internetin

Tags >

alibaba