Harduer

Shitjet e Chromebook rriten me 38%, Windows-i humb terren

Publikuar , 07 Maj 2017
0
Chromebook-ët u dedikohen atyre përdoruesve puna e të cilëve është e fokusuar vetëm në ueb. Ato janë mjaft popullor në shkollat dhe institucionet arsimore. Shitjet e Chromebook rriten me 38%, Windows-i humb terren Photo Source: Google

Në një treg në rënie, Chromebook-ët rrëmbyen një pjesë të konsiderueshme të kompjuerave Windows në 2016-ën ku popullariteti i tyre shënoi sukses edhe përtej tregut edukativ.

Konkretisht shitjet e Chromebook në 2016-ën u rritën me 38%. Sipas firmës analitike Gartner janë shitur 9.4 milion Chromebook krahasuar me 6.8 milion në 2015-ën.

Në terësi shitjet e kompjuterave ranë me 6.2% krahasuar me një vit më parë në 270 milion njësi. 2016-ta mund të jetë viti më i mirë i laptopëve Chromebook. Gartner parashikon rritje të vazhdueshme por jo me hapin e 2016-ës. Sipas projektimeve në 2017-ën shitjen do të shkojnë në 10.9 milion njësi ndërsa në 2018-ën në 11.9 milion njësi.

Chromebook-ët u dedikohen atyre përdoruesve puna e të cilëve është e fokusuar vetëm në ueb. Ato janë mjaft popullor në shkollat dhe institucionet arsimore.

Një prej disavantazheve kryesore të këtyre laptopëve kanë qenë mungesa e modemëve të rrjetit një fenomen i cili ka penguar vazhdimisht adoptimin e gjërë të tyre.

Duke parë potencialin që ofrojnë këto laptop Microsoft lançoi gjatë javës kundërpërgjigjen Windows 10 S. Ky sistem operativ do të funksionojë vetëm me aplikacione universale të shkarkueshme nga Windows Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Netgear ka përgatitur një router wireless për adhuruesit e lojërave

Lajmet e fundit>