Biznes

Shitjet e Galaxy S4 pësojnë rënie, por vazhdon të jetë smartfoni më i shitur në botë

Publikuar , 19 Tetor 2013
0
Shitjet e Galaxy S4 pësojnë rënie, por vazhdon të jetë smartfoni më i shitur në botë

whitesmokeSipas firmës kërkimore CounterPoint Reasearch, shitjet e smartfonit Galaxy S4 gjatë muajit gusht pësuan rënie dhe arritën në 5 milion njësi, ndërkohë që në qershor janë shitur rreth 7 milion pajisje të tilla.

Shitjet së fundmi kanë pasur një nivel më të ulet nga sa pritej, por falë linjës së plotë të produkteve Galaxy, Samsung ka qenë i vetmi prodhues telefonash që ka shfaqur rritje nga muaji në muaj.

Në top 10 produktet që kanë performuar më mirë, versioni 16 GB i iPhone 5 mban vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë është pozicionuar Nokia Asha 501. Në pozicionet e tjera qëndrojnë Galaxy Note 2, Galaxy S3 Mini, Galaxy S3 dhe Galaxy S4 Mini. Lista plotësohet nga Nokia Asha 205 dhe Nokia 105.

Si ka mundësi që pjesë e kësaj liste janë smartfonët Nokia Asha? Në lidhje me këtë Peter Richardson, drejtor i CounterPoint Research, është shprehur: “Nokia është e fuqishme në tregjet në zhvillim dhe ato që po rriten me ritme të shpejta si p.sh në Indi e cila përbën një pjesë të mirë të shitjeve globale.”

Në vazhdimësi Richardson ka shtuar: “Produktet Asha të Nokia-s janë padyshim nën presion nga pajisjet ekonomike Android, veçanërisht nga markat lokale dhe ky presion do të vazhdojë të shtohet duke qenë se çmimet e produkteve Android po bien gjithnjë e më tepër.

Gjatë muajit gusht Nokia ka luftuar fort nëpërmjet marketingut për të ruajtur një pozicion të qëndrueshëm në treg edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Megjithatë produktet ekonomike të kompanisë si Nokia 105 janë të vlefshme dhe do të vazhdojnë të performojnë fuqishëm.”

LEXO EDHE:  Finalizohet edicioni i 7-të i Startup Live Tirana

Shitjet e Galaxy S4 mund të përmirësohen si rezultat i uljes së çmimeve gjatë sezonit të pushimeve, megjithatë firma kërkimore ka parashikuar se Samsung, që prej periudhës së lançimit e deri në përfundim të këtij viti, do të shesë më 80% njësi S4 më tepër sesa S3. Më parë ky parashikim ka qenë rreth 100% njësi më tepër.

Është vënë re ngadalësim në shitjet e smartfonëve me çmim 400 $ ose më të lartë duke qenë se këto produkte blihen si zëvendësuese të pajisjeve që disponojnë klientët ekzistues. Në përgjithësi tregu i smartfonëve ka pësuar një rritje me 40 – 50% këtë vit e cila është nxitur nga shitjet e smartfonëve me çmim nën 200$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>