Analiza

Shitjet e iPad 2 janë rritur në mas të madhe nga blerësit e rinj

Publikuar , 14 Mars 2011
0
Shitjet e iPad 2 janë rritur në mas të madhe nga blerësit e rinj

Piper Jaffray ka anketuar 236 blerës të iPad 2, dhe 70 për qind prej tyre nuk kanë pasur më parë në pronësi një iPad. Ajo që vlen të thuhet është se pavarësisht mostrës së vogël të marr në analizë, mund të cilësohet se ka shenja që edhe në praktikë është kështu.

Gene Munster nga Piper Jaffray, ka parashikuar se Apple ka shitur rreth 400,000 deri në 500,000 iPad 2 qysh në vikendin e parë, gjë që sipas mendimit tim është një shifër paksa e vogël duke pasur parasysh radhët e gjata të pritjes para dyqaneve të Apple. Por sigurisht kjo gjë do të qartësohet kur Apple të paraqes shifrat zyrtare. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Për ku është drejtuar vlera e Bitcoin?

Lajmet e fundit>