Biznes

Shitjet e iPadit përmirësojnë tregun e tabletëve

Publikuar , 06 Gusht 2012
0
Shitjet e iPadit përmirësojnë tregun e tabletëve

Sipas një raporti hulumtues të tregut, një numër rekord i shitjeve të tabletit iPad të Apple drejtoi tek një ngritje për tregun e tabletit gjatë çerekut të dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave preliminare nga ndërmarrja që bën hulumtimin e tregut, Internet Data Corporation (IDC), shitjet e tabletëve në mbarë botën për çerekun e dytë të vitit 2012 janë vlerësuar në 25 milionë njësi të shitura, duke përfaqësuar një ngritje çerek-për-çerek të 33.6 për qind nga 18.7 milionë gjatë çerekut të kaluar dhe ngritjes vit-për-vit prej 66.2 për qind nga 15 milionë njësi në të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar.

IDC do të lëshojë numrat përfundimtar të shitjeve për çerekun e dytë më vonë gjatë këtij muaji, raportoi Xinhua.

“Pjesa dërmuese e konsumatorëve do të vazhdojnë të favorizojnë iPadin ndaj sfiduesve dhe Apple është duke parë një ngritje të fuqishme të interesit në pajisje nga tregjet vertikale – veçanërisht edukimi,” tha në një deklaratë, Tom Mainelli, i cili është drejtor hulumtues për pajisjet e lidhura mobile në IDC.

“Derisa shitjet e përgjithshme të iPadit janë duke filluar të ngadalësohen pak në tregje të matura ku pajisja pa tërheqje të hershme, ngritja në regjione të tjera është e qartë që është më tepër se bërja e ndryshimit,” tha ai.

Përveç Apple, katërshja tjetër që e përbënte pesëshen e tabletëve më të shitur ishin Samsung, Amazon, Asus dhe Acer, që përjetuan ngritje solide në një bazë vjetore gjatë çerekut të dytë.

Apple shiti rreth 17.04 milionë pajisje iPad gjatë çerekut, i ndjekur nga Samsung me 2.39 milionë njësi të shitura.

Për gjysmën e dytë të vitit 2012, IDC pret sfidë në tregun e tabletit për të vazhduar ngrohjen kur produktet e reja si Surface i Microsoftit dhe Google/Asus i Nexus 7 takojnë raftet e dyqaneve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  T-Series, kanali i parë në YouTube me 100 milionë abonentë

Lajmet e fundit>