Analiza

Shitjet e iPhone 4S arrijnë në 1 milion

Publikuar , 10 Tetor 2011
0
Shitjet e iPhone 4S arrijnë në 1 milion

Apple gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se para-porositë për iPhone 4S kanë arritur të tejkalojnë shifrën prej 1 milion brenda një dite të vetme. Rekordi i mëhershëm ka qenë i ndërlidhur me iPhone 4, i cili ka shitur 600,000 njësi brenda një dite të vetme.

Një procesor dyfish më i shpejt, kamera dhe teknologjia për kontrollim më zë janë sigurisht disa prej elementeve më të rëndësishme të produktit të Apple që kanë luajtur pjesën e tyre në këtë mes.  Gjithashtu edhe mundësia për ta blerë telefonin tek tre operatorët e mëdhenj mobil të SHBA’s, ka pasur edhe ndikim shtesë.

Para-porositë për Apple iPhone 4S kanë filluar me 7 tetor dhe paraqitja e tij në treg sigurisht se do të bëhet me 14 tetor. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve bien por të Samsung dhe Huawei rriten

Lajmet e fundit>