Biznes

Shitjet e kompjuterëve bien në mbarë botën me përjashtim të Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Tetor 2022
Të gjithë prodhuesit e tjerë të mëdhenj kanë pësuar rënie dyshifrore. IDC raportoi gjetje të ngjashme me shifrat në rënie prej 15% në mbarë botën. Shitjet e kompjuterëve bien në mbarë botën me përjashtim të Apple

Shitjet e kompjuterëve në mbarë botën në tre mujorin e tretë ranë me 18% sipas të dhënave të Canalys.

Kompania e vetme me rritje krahasuar me një vit më parë është Apple dhe rritja është modeste prej 1.7%.

Të gjithë prodhuesit e tjerë të mëdhenj kanë pësuar rënie dyshifrore. IDC raportoi gjetje të ngjashme me shifrat në rënie prej 15% në mbarë botën.

Por sipas IDC shitjet e Apple janë rritur me 40%.

Ndërkaq Gartner raportoi rënie prej 19.6% të shitje dhe ndryshe nga dy të parët, firma analitike thotë se Apple ra me 15.6% sa i përket shitjeve.

Në tërësi shifrat duket të jenë ndikuar nga mungesa e stabilitetit makroekonomik botërore dhe situatat e krijuara gjeopolitikë.

Në tërësi Canalys tha se shitjet e kompjuterëve ishin 69.4 milionë njësi, IDC tha 74.2 milionë njësi dhe Gartner tha 67.9 milionë njësi.

Sipas Canalys Lenovo ka shitur më shumë ose 17 milionë kompjuter që i bie të jetë 24% e shitjeve të përgjithshme. Ende rënia ishte me 16% krahasuar me një vit më parë.

Numri dy ishte HP me 12.7 milionë kompjuterë të shitur ose 18% të tregut por me rënie me 28% krahasuar me një vit më parë. Dell erdhi në vendin e tretë me 12 milionë njësi të shitura ose 17% të tregut dhe rënie prej 21% nga viti në vit.

IDC dhe Gartner thuajse kishin numra identikë me përjashtim të Apple. /PCworld Albanian

LEXO EDHE:  Laptopët e rinj gaming të HP pajisen me procesorët e fundit Intel dhe AMD